Conte kërkon titullin në Itali,

- Bota Sot

Conte kërkon titullin në Itali,

Kanë ngelur vetëm 5 javë nga fundi i kampionatit dhe Interi me Napolin janë në garë të fortë me njëra-tjetrën për sprintin final.

Për momentin, kryesojnë me pikë të barabarta, por kjo do të thotë se në fund mund të kemi një finale mes tyre për të shpallur fituesin.

Dëmtimet vazhdojnë të mundojnë Napolin, një problem që duket se nuk po i ndahet skuadrës këtë sezon.

Për Antonio Konten, menaxhimi i mungesave është bërë një sfidë e vërtetë çdo javë, duke e detyruar atë të ndryshojë shpesh zgjedhjet taktike.

Kjo javë ka pasur një skenar të përsëritur: lëndimi i zakonshëm muskulor për Neresh, një tjetër ndalesë për shkak të një problemi ne pulpë, një çështje që e ka shoqëruar sezonin. Lajmet pozitive janë për Buonxhornon, i cili megjithatë nuk është ende i sigurt nëse do të rikthehet në fushë kundër Torinos.

Për momentin, Rafa Marin duket si i preferuari për t’i zënë vendin, pas një paraqitjeje të mirë kundër Monzës.

Megjithatë, Buonxhorno do të bëjë gjithçka që mundet gjatë ditëve në vazhdim për t’u përgatitur për të përballuar ish-skuadrën e tij.



Read it all at Bota Sot