36 javëve të Superiores u erdhi fundi. Kanë përfunduar edhe 5 sfidat e javës së fundit të elitës së futbollit shqiptar, ku nuk kishin si të mungon emocionet, golat dhe surprizat.
Tirana siguron kështu momentalisht mbijetesën në Superiore, pasi mori vendin e 8-të dhe do të luajë në “play-out” me një mes Besës dhe Pogradecit.
Fitorja e sotme me rezultatin 0-2 përballë Dinamos ishte vendimtare.
Në krahun tjetër, Partizani mori një fitore tepër të rëndësishme 2-0 përballë Elbasanit. Të kuqtë u ngjitën në vendin e katërt, duke siguruar vendin në “Final 4”. Tashmë djemtë e Skënder Gegës do të luftojnë për titullin me Dinamon, Vllazninë dhe Egnatian.
Në krahun tjetër, Skënderbeu bie në Kategorinë e Parë pas humbjes 1-2 në shtëpi përballë Bylisit. Edhe Laçi bie në Kategorinë e Parë, pavarësisht barazimit 1-1 me Vllazninë në “Loro Boriçi”.
Ndërsa Egnatia, e mbyll sezonin me humbje, 2-1 përballë Teutës. Megjithatë, këta të fundit mbeten në vendin e parë në renditje.