Sonte në sallën e Radovishit u luajt finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futsall.
Skuadra shqiptare Forca ka shënuar fitore me rezultat 5:4 në një ndeshje dramatike kundër ekipit KMF Osogovo dhe kështu të fitojë kupën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Shënuesit e golave për ekipin fitues janë Leveska dy, Zeqiri, Ismaili dhe Jonuzi.
Ristovski dhe Stanojkovski shënuan nga dy gola për ekipin e mundur.