Familja falënderon ata që u angazhuan për gjetjen e Alpit

- Bota Sot

Familja falënderon ata që u angazhuan për gjetjen e Alpit

Një fëmijë nga qyteti i Gjilanit u raportua i zhdukur pasditen e së dielës.

Pas disa orë kërkimi, ai u gjet shëndosh e mirë, nga autoritetet përkatëse dhe ekipet e Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit.

Me këtë rast, kanë reaguar edhe familjarët e Alpit, të cilët falënderuan krejt ata që u angazhuan në gjetjen e tij.

“Alpi është gjetur, shëndosh e mirë!. Ju faleminderit nga zemra. Zoti ju ruajt!”.



Read it all at Bota Sot