Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë, Eraldo Çinari pasi asistoi dhe shënoi gol brenda 3 minutave. https://www.sofascore.com/player/eraldo-cinari/891613?utm_source=Gazeta+Express&utm_medium=FootballOther
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është renditur në vendin e dytë duke bërë një paraqitje të mirë në barazimin kundër Lecces.
Ish-kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari pozicionohet në vendin e 3-të.
Juljan Shehu ka bërë një tjetër performancë fantastike me klubin e tij Vidzev Lodz dhe është renditur në vendin e 4-t. Top 5-shja plotësohet me sulmuesin e Kombëtares, Rei Manaj i cili shënoi gol me Sivasporin.