Për Ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Kryeheroit të Kombit Shqiptar

- Bota Sot

Për Ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Kryeheroit të Kombit Shqiptar

Kombet e mëdhenj nuk i harrojnë heronjtë e tyre, ata i nderojnë dhe i mbajnë të gjallë përjetësisht në zemrat e tyre. Dita e 6 Majit është një thirrje e fortë nga gjaku i derdhur, nga lufta dhe sakrificat e paçmuara të një njeriu të madh, i cili e udhëhoqi kombet shqiptare drejt lavdisë dhe lirisë. Kjo ditë është dita e Kryeheroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dhe është një ditë e shenjtë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Ky manifestim është thirrje e drejtë për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të bashkohen dhe të festojnë si një komb të vetëm, për nder të heroit të Kombit Shqiptar. Ky është Kryemanifestimi që duhet të jetë për çdo shqiptar, një ngjarje që tejkalon çdo ndarje dhe është simbol i unitetit, i nderimit të identitetit dhe historisë tonë.

Ne, si shqiptarë, nuk mund të qëndrojmë të heshtur dhe indiferentë, kur dita e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, kërkon të nderohet në gjithë hapësirën shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Ilirida, Presheva, Bujanovci, Malsia e deri te Arbëreshët e Italisë, dhe diaspora shqiptare në mbarë botën. Të gjithë duhet të jemi aty, të festojmë si një trup, për të kujtuar dhe nderuar lavdinë e Skënderbeut, që mbrojti kombin tonë nga pushtuesit, që solli dritë në një kohë të errët dhe që është frymëzim për çdo shqiptar, në çdo epokë.

Kombi ynë ka një borxh moral ndaj këtij heroizmi, ndaj këtij shpirti të lavdishëm. Skënderbeu është Besa, është flamuri, është gjuha dhe tradita jonë, është simboli i qëndresës dhe guximit. Ai është frymëzimi më i pastër për ne, shqiptarët, që i jemi betuar se nuk do të dorëzohemi, se do të luftojmë për çdo trohë të tokës tonë.

Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje të gjithëve, nga çdo cep i Ballkanit, nga çdo qytet, fshat, e deri në çdo cep të botës ku ka shqiptarë: Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbeu, më 6 maj 2025, në Prishtinë! Le të jetë ky manifestim një shpërthim i unitetit dhe dashurisë për atdhenë dhe heronjtë tanë. Le të mbushim çdo rrugicë, çdo shesh, çdo qytet dhe çdo fshat me shenjën e bashkimit shqiptar.

Një herë e përgjithmonë, le të ngrihemi dhe të betohemi se asnjë forcë nuk mund ta ndalë frymën dhe shpresën e kombit shqiptar, që do të jetë gjithmonë i bashkuar për nder të historisë së tij dhe për të ardhmen e tij. Skënderbeu është gjithmonë në zemrat tona, dhe çdo sakrificë e tij duhet të nderohet dhe të jetë burimi i fuqisë sonë.

Me emocione dhe përkushtim, do të festojmë të gjithë së bashku, pa dallim, sepse e kemi një mision: të ruajmë identitetin tonë, të mbrojmë traditën dhe kulturën tonë, dhe të ndjekim rrugën e heronjve si Skënderbeu.

Le të jetë ky manifestim i Ditëlindjes së Gjergj Kastriotit një akt i bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet dhe shtetet, që të tregojmë botës se jemi një komb i fortë, me një identitet të patundshëm dhe një histori që nuk mund të fshihet. Ne duhet të jemi të gatshëm të betohemi për ruajtjen e identitetit dhe kombit tonë, siç ka betuar dhe Skënderbeu për atdhenë e tij.

Le të mbushim Sheshin Skënderbeu me praninë tonë, me dashuri për kombet tona, me vullnet për të vazhduar luftën për bashkimin e Shqipërisë dhe trojeve të saj. Le të festojmë së bashku, si një trup dhe si një komb të vetëm, pa dallim ku ndodhemi. Le të jetë ky një moment që do të mbetet në historinë e kombit tonë.

Vëllezër e motra, kombi na thërret! Skënderbeu na thërret! Bashkohuni për të festuar këtë ditë historike, që do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e çdo shqiptari! Le të bëjmë që kjo festë të jetë më e madhe se kurrë, dhe të mbushet Prishtina me shqiptarët e të gjitha shteteve të Ballkanit!

Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuojnë për këtë ditë të shenjtë.

Bashkohuni me ne më 6 maj 2025, në Prishtinë!

Me respekt dhe përkushtim,

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)



Read it all at Bota Sot