Zgjedhja e Papës/ Tërhiqet nga gara njëri nga kardinalët, votimi do të nisë më 7 maj

- Bota Sot

Zgjedhja e Papës/ Tërhiqet nga gara njëri nga kardinalët, votimi do të nisë më 7 maj

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si kandidat për t’u zgjedhur Papë.

Gjatë kongregacionit të përgjithshëm të mëngjesit të sotëm, 76-vjeçari italian Becciu fillimisht shfrytëzoi të drejtën e tij për të qenë i pranishëm, por në fund komunikoi vendimin e tij për t’u tërhequr. Sot pritet një shënim zyrtar nga kardinali për të konfirmuar lajmin.

Data për fillimin e Konklavës u vendos në të njëjtin kongregacion, më 7 maj 2025.

Çështja Becciu nuk u prit mirë në mesin e kardinalëve gjatë takimeve para Konklavës. Kardinali Fernando Filoni ua tha këtë gazetarëve përpara se të hynte në mbledhjen e Kongregacioneve të Përgjithshme që u kthyen për t’u takuar në Vatikan pas varrimit të Papa Françeskut.



Read it all at Bota Sot