Përballen me Dinamon në finale të Kupës

- Bota Sot

Përballen me Dinamon në finale të Kupës

Më datë një maj, pas dy ditësh do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë.

Në fushë pasnesër në “Elbasan Arena” do të zbresin dy finalistët e këtij edicioni, Dinamo dhe Egnatia.

Skuadra rrogozhinase vjen në këtë finale për herë të tretë radhazi, gjithashtu kërkon ta fitojë sërish Kupën e Shqipërisë. “Le të përsërisim historinë bashkë.

Një ekip, një qytet, një zemër”, shkruan Egnatia në faqen e saj zyrtare.

Rikujtojmë që rrogozhinasit mposhtën para dy sezonesh Tiranën me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Jackson në minutat shtesë. Ndërsa para një viti, Egnatia mposhti Kukësin me shifrat 1-0 falë Ndrecës.

Ndaj Dinamos, ekipi i Edlir Tetotës do të kërkojë trofeun e tretë të Kupës së Shqipërisë.



Read it all at Bota Sot