“Ligji për përdorim të gjuhëve i mirë në teori, por vështirë i zbatueshëm”

- Bota Sot

“Ligji për përdorim të gjuhëve i mirë në teori, por vështirë i zbatueshëm”

Bashkëpunimi më i mirë mes gazetarëve pavarësisht përkatësisë etnike do të krijonte një ambient më të mirë mediatik. Kështu u tha në konferencën për medie të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me temën “Fuqizimi i Bashkëpunimit Ndëretnik në Mediat e Kosovës”, ku u theksua se ligji për përdorimin e gjuhëve është i shkruar mirë, por ka vështirësi në zbatim.

Në këtë tryezë nga panelistët u mirëprit edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos dhënien e dritës së gjelbër për ligjin për Këshillin e Pavarur të Medieve.

Arta Pllana, koordinatore për komunikim në Zyrën e Komisionerit për Gjuhët në Qeverinë e Kosovës tha se me gazetarët të të gjitha komuniteteve kanë bashkëpunim shumë të mirë.

Si sfidë ajo identifikoi mungesën e përkthyesve profesionistë.

Pllana: Ligji për përdorim të gjuhëve i mirë në teori, por vështirë i zbatueshëm

“Korniza ligjore është shumë mirë e shkruar në teori, por në praktikë e vështirë për tu zbatuar nuk po them se nuk zbatohet ka shumë përmirësim në të gjitha fushat, por ka mangësi të cilat ne i kemi evidentuar...Momentalisht në institucione po flas në institucionet qendrore dhe lokale ka një disbalancë të përkthimit po ajo vjen ajo plakja e stafit civil që edhe pak po shkojnë në pension që edhe të rinjtë nuk e flasin gjuhën e njëri tjetrit”, theksoi ajo.

Zëvendës udhëheqësi i zyrës për medie në OSBE, Arben Hajredini u shpreh se për një funksionim më të mirë të mediave dhe gazetarëve nevojitet bashkëpunim në mes gazetarëve pavarësisht përkatësisë etnike.

Hajredini:Media do të funksiononte shumë më mirë atëherë kur gazetarët do të bashkëpunonin pavarësisht prej përkatësisë etnike

Mendoj se media do të funksiononte shumë më mirë atëherë kur gazetarët do të bashkëpunonin pavarësisht prej përkatësisë etnike dhe gjuhës dhe tejkalimi i këtyre barrierave natyrisht që mundëson një ambient më të mirë një klimë më të mirë për funksionimin e mediave dhe bashkëpunimin e gazetarëve... Sfida ka sidomos në kuptimin e pjesëmarrjes e cila ndërlidhet ngushtë me arsyetimet klishe që nuk kanë kohë, koha është problemi kyç ku gazetarët kanë dëshirë të marrin pjesë varësisht cilit komunitet i takojnë, por nuk kanë kohë se janë të zënë me punët e tyre”, tha ai.

Kryetarja e Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës, Brikenda Rexhehpi theksoi se bashkëpunimi në fushën e gazetarisë ekziston në aspektin profesional.

Rexhepi: Komunikimi jonë lidhet me gjuhën e gazetarisë me profesionalizëm dhe etikë

“Bashkëpunimi në këtë fushën tonë të gazetarisë shkon përtej gjuhës ne e kemi një sektor shumë të llojllojshëm me mediat të cilat janë profesionale, të cilat janë më pak profesionale që mund t’i rangojmë në shkallshmëri të ndryshme sikur shqiptare, sikurse serbe dhe të komuniteteve të tjera. Dhe komunikimi më origjinal lidhet me gjuhën e gazetarisë me profesionalizmin dhe gjuhën etike të cilat ne e gjejmë njëri tjetrin dhe ndihmi të barabartë... Ekziston aspekti gjuhësor ku ne merremi vesh qoftë në gjuhën angleze apo serbe shumë e dinë apo gjuhën shqipe nëse gazetarët serb edhe mund ta dinë ajo çka është evidente është që gjenerata e reja më pak e dinë gjuhën serbe ose edhe serbët gjuhën shqipe”, theksoi ajo.

Ajo e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e ka konsideruar jo kushtetues Ligjin për Këshillin e Pavarur të Medieve. Sipas saj KPM që nga themelimi i saj është e ndikuar politikisht, dhe depolitizimi i saj siç tha ajo është pyetje “1 milionë dollarëshe”.

Rexhepi:KPM ka qenë prej që është themeluar e ndikuar politikisht

KPM ka qenë prej që është themeluar e ndikuar politikisht rrallë ka ndodh që një anëtar është i pavarur nuk është që nuk ka pas por ka qenë e rrallë. Se si mund të sigurohet mbase është pyetje 1 milionë dollarëshe, pavarësisht që ekziston ligji dhe Kushtetuta patjetër që partitë politike duan ta kenë njeriun e vetë.. Dy çështje janë për mua bazike që nuk jam pajtuar me ligjin e para se në ligj nuk është përfshirë si nen i veçantë çështja e pronësisë së mediave, transparenca financiare dhe e koncentrimit ka qenë një lloj lobimi që kjo çështje të mos mbetet rregullore por të bëhet pjesë e ligjit...Jam absolutisht kundër që KPK në çfarëdo lloj forme të kërkoj rregullimin e mediave online”, tha ajo.



Read it all at Bota Sot