Kremlini: Ukraina nuk ka përgjigjie për ofertat e paqes, ende e paqartë për armëpushimin

- Bota Sot

Kremlini: Ukraina nuk ka përgjigjie për ofertat e paqes, ende e paqartë për armëpushimin

Kremlini ka thënë të martën se Ukraina nuk ka dhënë përgjigje për ofertat që presidenti Vladimir Putin ka bërë për të nisur bisedime të drejtpërdrejta për paqen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka theksuar se Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për të filluar negociatat pa asnjë parakusht, ndërsa ka shtuar se ende nuk është marrë ndonjë përgjigje nga Ukraina.

Peskov i tha gazetarëve: “Është presidenti Putin ai i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se Rusia është gati, pa asnjë parakusht, për të nisur procesin e negociatave.”

Ai gjithashtu shtoi se “Nuk kemi marrë ende përgjigje nga regjimi i Kievit deri më tani.”

Në një zhvillim tjetër, Kremlini shpalli një armëpushim treditor për muajin maj, duke filluar nga 8-10 maj, për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme nga ana e Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar sqarime rreth armëpushimit, duke theksuar se kërkesat për armëpushime të tilla nuk janë të mjaftueshme, pasi Ukraina kërkon një periudhë të gjatë armëpushimi që do të mundësonte një proces më serioz paqeje.

Zelensky ka thënë: “Ne vlerësojmë jetët e njerëzve dhe jo paradat.”

Deri më tani, Ukraina ka refuzuar të pajtohet me armëpushimin e shpallur nga Moska.



Read it all at Bota Sot