Juventusi do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të ri turk, Kenan Yildiz, për dy ndeshje, pas ndëshkimit të dhënë nga Gjykatësi Sportiv pas ndeshjes së javës së 34-t të Serie A kundër Monza-s.
Yildiz u përjashtua në fundin e pjesës së parë, pasi goditi me bërryl Bianco-n, në një moment kur topi nuk ishte në distancë loje.
Sipas vendimit zyrtar: “skualifikim për dy ndeshje dhe gjobë 10.00 euro për Yildiz Kenan (Juventus)”, për një gjest të konsideruar të panevojshëm dhe të ashpër nga arbitri Mastrandrea.
Për pasojë, lojtari do të mungojë në dy sfida të rëndësishme për Juventusin në garën për një vend në Champions League: përballë Bologna-s dhe Lazios.
Pezullime ka pasur edhe për skuadra të tjera: Ghilardi i Veronës është ndëshkuar me një ndeshje për shkak të një kartoni të kuq, ndërsa mbrojtësi tjetër i Hellas-it, Coppola, do të mungojë për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë.
Verona kështu do të jetë pa dy qendërmbrojtës në sfidën e radhës ndaj Interit.
Lista e të pezulluarve plotësohet nga: Liam Henderson (Empoli), Luca Ranieri (Fiorentina), Andrea Carboni (Monza), Valentino Lazaro (Torino), si dhe Kingsley Ehizibue dhe Martin Payero (Udinese).