Sezoni i mrekullueshëm i Barcelonës duket se po tejkalon edhe pritshmëritë e presidentit Joan Laporta. Presidenti i Barçës është më se i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe nënshkrimin e trajnerit gjerman.
Në një intervistë dhënë të hënën në “RAC 1”, presidenti i Barçës foli sërish për suksesin ndaj Realit në Kupën e Mbretit, por dhe përballjen ndaj Interit në Ligën e Kampioneve.
Ai ka thumbuar Realin, duke nënvizuar faktin se kërcënimi për bojkot i klubit të Florentino Perez ishte thjesht një pjesë e cirkut, siç preferoi ta etikentonte Laporta.
“Florentino më përgëzoi pas finales së Kupës së Mbretit. Ne kemi një marrëdhënie respekti të ndërsjellë. Ne folëm para dhe pas ndeshjes. Strategjia jonë për finalen ishte të flisnim për futbollin, një ndeshje që do të sillte pasion, rivalitet maksimal, futboll cilësor, dhe kjo do të ishte një ndeshje që ia vlente.
Bëmë atë që duhej bërë, dhe ne nuk u futëm në një hile që nuk na interesonte. Ne u përqendruam në qëllimet tona. Qëndruam jashtë cirkut ku u futën të tjerët (referenca për Realin)”, tha Laporta. Numri një i klubit blaugrana ka folur dhe për atë çfarë po ndodh në këtë sezon dhe pritshmëritë e tij.
“Realiteti i ka tejkaluar ato çfarë ne prisnim. E vërteta është se sinjalet ishin pozitive, shpresëdhënëse, por realiteti është edhe më pozitiv. Dhe kjo falë këtyre lojtarëve, trajnerit Flik dhe stafit… Është gjithashtu shumë e rëndësishme që klubi të arrijë sërish në finalen e Ligës së Kampioneve për femra…
Kjo situatë ia vlen të jetohet, por i ka tejkaluar pritshmëritë tona”, shtoi ai. Laporta foli dhe për ndeshjen kundër Interit, natyrisht, që më shumë që Liga e Kampioneve është pjesë e synimit të Barçës për tripletën në këtë sezon.
“Ne jemi futur në modalitetin e Champions League. Kemi janë lojtarë të rinj, por të përgatitur shumë mirë.
Ne u japim atyre besimin tonë të plotë. Besoj se do të jenë dy ndeshje të forta, konkurruese kundër një rivali të denjë për këtë kompeticion”, tha Laporta.