Francezët ankohen pranë UEFA-s për shkak të numrit të biletave

- Bota Sot

Francezët ankohen pranë UEFA-s për shkak të numrit të biletave

Gjysmëfinalja e sotme e Champions League mes Arsenalit dhe PSG-së ka nisur me polemika.

Shkak është vendimi i klubit londinez për të dërguar drejt Parisit vetëm 2500 bileta dhe jo 3000 se ç’parashikon rregullorja e UEFA-s.

Drejtuesit e PSG-së kanë bërë një ankesë zyrtare pranë UEFA-s ditën e sotme ku pretendojnë një shpejgim për arsyen e reduktimit të biletave për sektorin mik. Për momentin Arsenal nuk ka një qëndrim publik mbi këtë çështje, por mediet britanike kanë bërë me dije se pas vendimit të klubit qëndron një rekomandim i bërë nga forcat e rendit.

Mësohet se Policia e Londrës ka rekomanduar Arsenalin që të reduktojë numrin e tifozëve miq në “Emirates” me qëllim për të patur nën kontroll situatën gjatë duelit.



Read it all at Bota Sot