Policia në Suedi ka thënë se disa persona në qytetin lindor të Uppsalës kanë pësuar lëndime nga të shtënat me armë zjarri.
Raportohet se shpërthime të forta u dëgjuan në qytet.
Në një deklaratë, policia tha se kishte marrë disa telefonata nga qytetarët për të raportuar zhurma që tingëllonin si të shtëna me armë zjarri.
“Disa persona janë gjetur me lëndime që tregojnë për të shtëna me armë zjarri”, tha policia.
Hetimet janë duke u zhvilluar.