Muller flet hapur

- Bota Sot

Muller flet hapur

Në një intervistë për sajtin zyrtar të Bundesligës, Thomas Muller ka shpjeguar se Bayern ka mangësi që pas largimit të Pep Guardiolës.

Sipas tij, klubi nuk ka gjetur harmoninë që kishte në periudhën e trajnerit spanjoll, 2013-2016.

“Pas largimit të Pep Guardiolës, nuk kemi pasur një kombinim trajner-ekip në mënyrën më perfekte të mundshme.

Sigurisht, kemi kaluar kohë të mira dhe të suksesshme me trajnerin Hansi Flick, por atëherë kishte disa ngjarje ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit”.

Sipas sulmuesit gjerman, suksesi afatgjatë nuk varet vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga komunikimi ndërmjet të gjitha niveleve në klub. “Ai unitet nuk ka ekzistuar më, që kur iku Pep”.

“Këtë sezon sigurisht që kemi bërë mirë. Gjërat kanë shkuar aty ku duhet me trajnerin Kompany, sepsep o luajmë futboll argëtues, me synimin për të shënuar sa më shumë gola”.



Read it all at Bota Sot