Medvedev kërcënën Suedinë dhe Finlandën: Tani mund t’ju sulmojmë me armë bërthamore

- Bota Sot

Medvedev kërcënën Suedinë dhe Finlandën: Tani mund t’ju sulmojmë me armë bërthamore

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda janë bërë objektiva legjitime për sulme bërthamore nga Rusia, pas anëtarësimit të tyre në NATO.

Ai theksoi se këto vende, duke u bashkuar me një “aleancë armiqësore”, kanë hequr dorë nga neutraliteti i tyre dhe janë bërë objektiva ushtarake për Rusinë.

Medvedev deklaroi se, si pjesë e NATO-s, këto vende janë automatikisht në shënjestër të forcave të armatosura ruse, përfshirë sulme të mundshme bërthamore dhe preventive, shkruan reuters.

Finlanda u bashkua me NATO-n në prill 2023, ndërsa Suedia në mars 2024, duke zgjeruar kufirin e aleancës me Rusinë për mbi 1300 km.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka filluar ndërtimin e infrastrukturës së re ushtarake përgjatë kufirit me Finlandën dhe ka formuar “Distriktin Ushtarak të Leningradit”.

Sipas autoriteteve finlandeze, Rusia ka nisur sulme hibride, duke dërguar migrantë drejt kufirit për të destabilizuar Finlandën dhe Bashkimin Evropian.



Read it all at Bota Sot