Raportohet për zhdukjen e një vajze 13-vjeçare në Prizren – alarmohen autoritetet

- Gazeta e Prizrenit

Raportohet për zhdukjen e një vajze 13-vjeçare në Prizren – alarmohen autoritetet

Një rast shqetësues është raportuar sot në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare është zhdukur pa gjurmë, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet policore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga familjarët e vajzës, të cilët kanë humbur kontaktin me të miturën dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet operative dhe hetimore për gjetjen e vajzës, ndërkohë që është njoftuar edhe Prokuroria për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Në këto momente, çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj është i mirëseardhur.



Read it all at Gazeta e Prizrenit