Barcelona po planifikon një lëvizje të bujshme

- Bota Sot

Barcelona po planifikon një lëvizje të bujshme

“Marca” raporton se Barcelona po planifikon një lëvizje të bujshme në merkaton e verës, synimi i madh i katalanasve është sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez.

Klubi katalanas e sheh sulmuesin argjentinas si zëvendësuesin ideal të Robert Leëandoëski-t, edhe pse polaku ka treguar një super formë këtë sezon, por mosha e tij nuk e favorizon për të ardhmen.

Ndaj, te katalanasit lind nevoja për të gjetur një “bomber” të mirëfilltë dhe duket se Julian Alvarez është përfoli i duhur. Julian Alvarez, vetëm 25 vjeç, e ka provuar veten si një sulmues i plotë, me një aftësi të shkëlqyer për të shënuar gola dhe për të ndihmuar shokët e tij të ekipit.

Shpejtësia, shkathtësia dhe aftësia e tij për t’u përshtatur me sisteme të ndryshme loje, e bëjnë atë një opsion tërheqës për Barcelonën, e cila po kërkon të forcojë linjën e saj sulmuese dhe e sheh argjentinasin si një investim afatgjatë..

Edhe pse duket e vështirë që Atletico Madrid të heq dorë prej argjentinasit, duke parë efikasitetin e tij në sezonin e parë si “Colchoneros”, sipas raportimit në fjalë Barcelona mund të bëjë një përpjekje të konsiderueshme financiare për të bindur drejtuesit e klubit madrilen.

Klauzola e lirimit të Alvarez, megjithëse e lartë, nuk duket të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për një klub si Barça, gjithmonë nëse katalanasit vendosin të bëjnë gjithçka për sulmuesin argjentinas.

Gjithsesi, ende nuk flitet për shifra konkrete pasi jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve, por nuk është më sekret që Julian Alvarez është objektiv i Barcelonës.



Read it all at Bota Sot