Inter Miami i Lionel Messit eliminohet nga Championsi

- Bota Sot

Inter Miami i Lionel Messit eliminohet nga Championsi

Inter Miam u eliminua nga Vankuveri në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kampionëve në SHBA, pas një humbjeje 1-3.

Kjo humbje, së bashku me disavantazhin 0-2 nga ndeshja e parë, çoi në një rezultat total 1-5 në favor të skuadrës kanadeze, duke i dhënë atyre një vend historik në finalen e turneut.

Goli i vetëm i Inter Majamit u shënua në minutën e 9-të nga Zhordi Alba, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Buskets, Mesi dhe Suarez, duke shpresuar për një përmbysje të mundshme.

Por në pjesën e dytë, miqtë reaguan duke shënuar tre gola me anë të Brajan Uajt, Pedro Vajt dhe Sebastian Berhalter, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin në finale. Vankuveri do të përballet në finalen e Concacaf Champions Cup me fituesin e çiftit mes Kruz Azul dhe Tigres, të cilët barazuan 1-1 në ndeshjen e parë.



Read it all at Bota Sot