Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Raphinha vazhdon me performanca të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve me fanellën e Barcelonës.
Mbrëmë kundër Interit, futbollisti brazilian bëri një asist te goli i shënuar nga Ferran Torres, në ndeshjen që u mbyll me shifrat e barabarta 3:3.
Me këtë asist, Raphinha i afrohet rekordit të Cristiano Ronaldos me kontribute brenda një sezoni në Champions League.
Cristiano Ronaldo brenda një sezoni kishte bërë 21 gola/asiste sa ishte te Real Madridit, Raphinha tani ka vetëm një më pak (20).
Ky rekord mund të thyhet, pasi Raphinha e ka edhe një ndeshje (së paku) gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.