Ibra: Isha duke u transferuar në Napoli, në fund vendosa për Milanin

- Bota Sot

Ibra: Isha duke u transferuar në Napoli, në fund vendosa për Milanin

Zlatan Ibrahimoviç e ka kujtuar kohën kur kishte vendosur të rikthehej tek Milani.

Por, paraprakisht, ish-futbollisti suedez zbulon se ishte pranë transferimit në Napoli.

Ibra e kishte një mision – që ta shpallte Milanin kampion para se të pensionohej dhe këtë edhe e bëri.

“Unë isha duke e shikuar dokumentarin e Diego Maradonës.

Kështu që, dëshiroja t’i bashkohesha Napolit dhe ta bëja atë që e kishte bërë Diego (ta fitonte ligën).”

“Isha i lodhur me Amerikën dhe po mendoja të pensionohesha.

Por, menaxheri im Mino Raiola më tha: ‘

A je çmendur? Duhet të kthehesh për të luajtur në Itali.’”

“Ishte gjithçka e kryer me Napolin dhe më pas Napoli e largoi trajnerin Carlo Ancelotti. Kështu që e pyeta Minon: ‘

Cili ekip është në momentin më të keq që mund t’ia ndryshoj atë?’ Ai mu përgjigj: ‘Dje, Milani humbi 0:5 nga Atalanta.’”

“Kështu që, vendosa të kthehesha tek Milani dhe të mos pensionohesha derisa ta fitoja titullin në Serie A me ta.”

Dy vjet më vonë, ai e kompletoi me sukses misionin e tij. Njeri i fjalës!.



Read it all at Bota Sot