Antiterrorizmi arreston dy persona

- Gazeta e Prizrenit

Antiterrorizmi arreston dy persona

Njësia për Antiterrorizëm në Prishtinë ka ndërmarrë një aksion të mërkurën, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes racore dhe etnike.

Siç raporton Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë E. Bytyqi dhe D. Bytyqi, të cilët dyshohen për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Operacioni është zhvilluar nga njësia e Antiterrorizmit – Prishtinë, dhe sipas informacioneve fillestare, dyshohet se aktivitetet e tyre kanë pasur përmbajtje me elemente të rënda ideologjike dhe përmbajtje të dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.

Hetimet janë në fazën fillestare dhe pritet që ndaj të dyshuarve të shqiptohet masa e ndalimit, ndërsa prokuroria pritet të dalë me një qëndrim zyrtar gjatë orëve në vijim.


Gazeta Sinjali do të vazhdojë ta ndjekë këtë rast me prioritet, për shkak të ndjeshmërisë së veprës penale dhe implikimeve të saj të mundshme në rendin dhe sigurinë publike.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit