gazetat spanjolle të impresionuar nga Barcelona - Interi

- Bota Sot

gazetat spanjolle të impresionuar nga Barcelona - Interi

Një ndeshje që nuk shihet çdo ditë! Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Barcelonës dhe Interit përfundoi me rezultatin spektakolar 3-3, duke ofruar emocione pa fund, rikthime dramatike dhe momente emocionuese.

Gazeta katalanase Mundo Deportivo e përshkruan këtë përballje me titullin e thjeshtë por shumë domethënës: “Mamma mia!”, duke vendosur në plan të parë yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

“Barcelona do të kërkojë finalen në Milano, pas një ndeshjeje të çmendur ku Lamine u shfaq si një talent botëror”, shkruan e përditshmja spanjolle.

AS nuk kursen superlativat: “Maravilloso”, përshkruan ajo paraqitjen e Lamine Yamal, ndërsa thekson se Barcelona dhe Interi dhuruan një “partidazo”, një ndeshje e madhe për t’u kujtuar gjatë.

Gazeta Sport shkruan se “Me Lamine, gjithçka është e mundur”, duke vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të 16-vjeçarit që po mahnit botën e futbollit.

Ndërkohë, Marca, megjithëse fokusohet te trajneri Ancelotti në faqen e parë, e përshkruan këtë përballje si një “festival futbolli” mes dy gjigantëve të kontinentit.

Këto janë disa nga titujt kryesorë të shtypit sportiv spanjoll këtë mëngjes, që pasqyrojnë një mbrëmje magjike në Champions. Ndeshja e kthimit në Milano pritet të jetë po aq epike.



Read it all at Bota Sot