Gjyqi për vdekjen e Maradonës, të tjera dëshmi rrëqethëse

- Bota Sot

Gjyqi për vdekjen e Maradonës, të tjera dëshmi rrëqethëse

Fernando Villarejo, kreu i repartit të terapisë intensive në klinikën “Olivos”, ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor 2020, para se të vdiste 22 ditë më vonë, ka deklaruar gjatë procesit gjyqësor, që po mbahet për vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit se Leopoldo Luque, kirurgu që drejtoi ekipin mjekësor, i cili trajtoi Diegon në ditët e tij të fundit, iu ka ndaluar hyrjen mjekëve që duhej ta vlerësonin pas ndërhyrjes në tru.

Mediat kryesore argjentinase e kanë raportuar këtë informacion. “Luque ndaloi hyrjen e mjekëve që duhej ta vlerësonin Maradonën, Mario Schiter dhe një psikiatër që ishin kontaktuar nga vajzat e Maradonës dhe ishin afruar në klinikë, – ka thënë Villarejo, duke e cilësuar atë ndalim si “të çuditshëm dhe të papërshtatshëm”.

Ai ka shpjeguar se specialistët, të cilët ishin thirrur nga njerëz të afërt me ish-futbollistin, kërkonin të përcaktonin nëse Maradona duhej të çohej në një klinikë rehabilitimi.

Në deklaratën e tij, mjeku ka denoncuar se, kur iu afrua klinikës “Olivos” për të vlerësuar ish-pacientin e tij, pas operacionit në kokë, nuk iu lejua hyrja, por mundi të shikonte dosjen mjekësore të tij, nga e cila mësoi se Maradona vazhdonte të ishte “një pacient shumë kompleks, me shumë sëmundje të vështira për t’u kontrolluar”.



Read it all at Bota Sot