Pavarësisht vështirësive të fundit, Joao Felix nuk është penduar për zgjedhjen që bëri në janar, duke veshur fanellën kuqezi. Tani përpiqet të motivojë skuadrën në prag të përfundimit të sezonit.
“Për fat të keq, vendi i katërt është larg dhe ndoshta nuk do t’ia dalim ta kapim, por ne gjithsesi duhet të japim maksimumin në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe, mbi të gjitha, të fitojmë Kupën e Italisë, – u shpreh portugezi për “Gazzetta dello Sport”. –
Të gjithë kemi dëshirën ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ky është objektiv i rëndësishëm, sepse Milani duhet të luajë në Europë. Këtë e dimë të gjithë shumë mirë, ndaj çdo ditë përgatitemi për finalen e Kupës së Italisë.
Natyrisht, pa harruar që përpara saj kemi edhe dy ndeshje të tjera kampionati, teksa duam të bëjmë mirë që të hënën në Genoa. Duhet të përgatitemi mirë dhe të arrijmë në datën 14 maj me përqendrim maksimal”.
Sulmuesi luzitan më pas u ndal te vendimi për të ardhur të luajë në Itali:
“Para se të vinte oferta, e ndiqja Milanin dhe mendoja se do më pëlqente të luaja me atë fanellë. Pastaj, kur erdhi propozimi, gjithçka u bë shumë e lehtë. I thashë agjentit tim të bënte gjithçka të mundur që marrëveshja të mbyllej dhe gjithçka shkoi mirë.
Së bashku me Barcelonën, Real Madridin dhe pak klube të tjera, Milani është në elitën e klubeve më të rëndësishme në botë.
Për mua është ndryshe ta vesh këtë fanellë krahasuar me të tjerat. Dhe kur të kërkon Milani, është e vështirë të thuash jo…”
Në fund, ai foli edhe për marrëdhënien me trajnerin Sergio Conceição, një raport që nuk ka pasur kurrë ndonjë shkëndijë të vërtetë: “Marrëdhënia jonë është e mirë. E njihja edhe para se të vija këtu, si trajner dhe si njeri. Është një raport normal, si ai mes një trajneri dhe një lojtari”.