Interi me Inzaghin ka rigjetur dimensionin europian

- Bota Sot

Interi me Inzaghin ka rigjetur dimensionin europian

Pas tripletës historike të vitit 2010, rrugëtimi europian i Interit kaloi në vite të errëta. Që nga viti 2011, zikaltrit u rikthyen në Champions vetëm më 2018, nën drejtimin e Luciano Spallettit. Megjithatë, ajo periudhë nuk solli asnjë hap të madh.

Interi do të eliminohej që në fazën e grupeve, si në sezonin e dytë të Spallettit, ashtu edhe në dy sezonet pasuese nën drejtimin e Antonio Contes.

Përjashtim bëri vetëm sezoni 2019-2020, ku skuadra zikaltër arriti deri në finalen e “Europa League”, e humbur ndaj Sevilla.

Pasatj, me ardhjen e Simone Inzaghit në pankinë, gjithçka ndryshoi. Interi kaloi katër nga katër fazat e grupit të Champions-it dhe dy herë arriti gjysmëfinalet, përfshirë edhe finalen e vitit 2023 në Stamboll. Një tjetër finale mbetet ende e mundshme këtë sezon.

Me Inzaghin, zikaltrit kanë rikthyer identitetin dhe dinjitetin në arenën më të madhe: Champions League. Një udhëtim i mbushur me ndeshje të mëdha, emocione të forta dhe akte të vërteta “heroizmi”, që e kanë rikthyer Interin në zemrën e futbollit europian.



Read it all at Bota Sot