Prizren: E mitura që ishte raportuar si e zhdukur dyshohet se u dhu*nua, arrestohet i dyshuari

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: E mitura që ishte raportuar si e zhdukur dyshohet se u dhu*nua, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Lubizhdë, në komunën e Prizrenit, ku një e mitur, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, ka deklaruar se ka qenë viktimë e një akti dhunimi, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, e mitura pasi që është lokalizuar, ka rrëfyer se gjatë kohës së mungesës është dhunuar seksualisht nga një person i njohur për të, identifikuar si M.I.

Pas deklaratës së saj, organet e rendit kanë arritur të kapin të dyshuarin, I cili  është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa rasti është marrë në trajtim nga njësia për hetimin e krimeve të rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Referuar njoftimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe është vendosur nën kujdesin e institucioneve përkatëse për mbrojtje dhe rehabilitim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit