Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka reaguar pas barazimit të zikaltërve në transfertën me Barcelonën.
Në profilin e tij në Instagram, argjentinasi dërgoi një mesazh drejtuar ekipit dhe gjithashtu tifozëve:
“Përpjekje e shkëlqyer, djema. Të gjithë në San Siro për ndeshjen e kthimit”, shkruan ai.
Të martën, 6 maj, në orën 21:00 në “San Siro” do të mësohet ekipi i parë që do të prekë finalen e Championsit që luhet më 31 maj në “Allianz Arena”.