Mareska mendon për finalen

- Bota Sot

Mareska mendon për finalen

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka pranuar se lojtarët e tij duhet të përshtaten me kushtet që do të gjejnë në ndeshjen kundër Djurgardensit sonte mbrëma.Çelsi ka udhëtuar drejt Suedisë për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Konferencës, ndaj një skuadre surprizë të këtij kompeticioni.

“Fusha e tyre është krejtësisht ndryshe.

Madje edhe disa prej lojtarëve të tyre janë ankuar për fushën me bar sintetik. Për ne është diçka ndryshe, por nuk kemi justifikime apo arsye për të mos konkurruar apo në ndeshjen e kthimit. Unë kam parë gjashtë ndeshje. Disa prej tyre në Ligën e Konferencës dhe disa në kampionat”.

Çelsi, ndonëse favorit i qartë në këtë përballje, nuk do ta ketë të lehtë ndaj Djurgardens, një klub që po kërkon të arrijë finalen e parë europiane në historinë e vet. Anglezët do të jenë edhe pa portierin Sançez dhe sulmuesin Kristofer Nkunku.

“Nëse ne nuk e fitojmë këtë kompeticion do të jetë një dështim.

Por për momentin jemi në gjysmëfinale. Objektivi i radhës është finalja, por më pas do të shkojmë për titullin”.



Read it all at Bota Sot