Barcelona ka barazuar në shifrat 3-3 ndaj Interit në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Një ndeshje spektakolare, që prodhoi shumë emocion dhe njëkohësisht shumë gola të bukur.
Në pjesën e parë kishte edhe nga një dëmtim për cdo ekip, teksa Lautaro Martinez dhe Kounde duhej të dilnin nga loja më shpejt nga çfarë ishte planifikuar.
Sipas raportimeve nga Spanja, Kounde ka një dëmtim muskular.
Në bazë të këtij raporti, Kounde do të mungojë për të paktën dy javë dhe kjo do të thotë se nuk do të jetë gati për ndeshjen e kthimit, Inter-Barcelona.
Nga ana tjetër, ka ende dyshime dhe është e paqartë nëse Leëandoëski do të jetë gati për këtë finale të parakohshme.