Me nëntë pikë ende në lojë Bayernit të Mynihut i mjafton vetëm një për të siguruar titullin kampion.
Në tri javët e fundit ekipi bavarez do të ndeshet me Lajpcigun (transfertë), Gladbah (Mynih) dhe Hofenhaim (transfertë).
Duke parë se tashmë luajnë vetëm një ndeshje në “Allianz Arena” drejtuesit e Bajernit kanë shprehur dëshirën për të festuar titullin e fundit të Tomas Mylerit në shtëpinë e tyre dhe i kanë kërkuar Federatës që të dërgojë trofeun në Mynih për ceremoninë që kërkojnë ta bëjnë pas duelit me Gladbahun (10 maj).
Federata Gjermane e Futbollit nga ana e saj nuk ka kthyer ende një përgjigje pasi mendohet se diçka të tillë do ta bëjë vetëm në momentin që skuadra e Kompani të ketë siguruar aritmetikisht titullin e 34-rt në hisotrinë e klubit.