Talenti i Barçës, më lart se Messi, Gavi e yjet e tjerë

- Bota Sot

Talenti i Barçës, më lart se Messi, Gavi e yjet e tjerë

Po ecën në gjurmët e magjistarit. Lamin Jamal është ajo gjë që i afrohet më shumë se gjithçka tjetër Lionel Mesit, dhe kjo u kuptua që kur ishte ende një fëmijë në akademinë “La Masia”.

Në këtë moment, ndërsa muajt kalojnë, talenti i veçantë i Barcelonës, djaloshi që nuk ka mbushur edhe 18 vjeç, ka nisur të vendosë rekordet e tij.

Në sfidën e madhe Barça-Inter, Jamal, u bë më i riu lojtar që arrin në 100 ndeshje për ekipin “blaugrana”, duke tejkaluar Gavin.

Në moshën 17 vjeç e 291 ditë, ai është i pari që mbërrin këtë shifër pa festuar 19-vjetorin.

Vlen të theksohet se Mesi, kishte vetëm 7 paraqitje për ekipin kur ishte sa kampioni i Europës, madje vetëm dy herë si titullar.

Jo vetëm kaq, por me golin ndaj zikaltërve, Lamin është më i riu futbollist që shënon në një gjysmëfinale të Championsit

Që kur nisi dueli Barça-Inter, Jamal u bë I dyti lojtar më i ri titullar në një gjysmëfinale Championsi.

Duket se po flasim për një njeri të paracaktuar për t’u ngjitur shumë lart, ndonëse duke qenë ende adoleshent, vështirë të bësh parashikime të sakta.

Sidoqoftë, të mos harrojmë se çfarë niveli tregoi adoleshenti në Kampionatin Europian, ku fitoi titullin kontinental me Spanjën.



Read it all at Bota Sot