Një deklaratë e drejtpërdrejtë dhe pa filtra nga Duglas Luiz, mesfushori brazilian i Juventusit, i cili ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tij në përgjigje të kritikave të tifozëve pas një sezoni zhgënjyes pritet të ketë pasoja për të.
“Nuk kam ardhur këtu vetëm për të postuar foto, askush tjetër nuk e ka bërë këtë, dhe dua që gjërat të jenë ndryshe. Kam ardhur këtu me një qëllim.
Kam dëgjuar zemrën time kur kam mbërritur dhe kam vendosur të firmos”, shkroi Luiz, duke shkaktuar një reagim që mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi shtoi se nuk po i kupton zgjedhjet që nuk po arrin dot të luajë dy ndeshje radhazi.
Ky postim mund të ketë pasoja disiplinore për lojtarin, pasi sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Duglas Luiz mund të dënohet nga Juventusi për shkelje të kodeksit etik të klubit, duke e acaruar edhe më shumë marrëdhënien me drejtuesit e klubit. Juventusi, që tashmë po shqyrton mundësinë e shitjes së mesfushorit gjatë merkatos së verës, mund të përshpejtojë vendimin, ndonëse kontrata e lojtarit skadon në vitin 2028.
Me katër ndeshje të mbetura në kampionat dhe Botërorin për Klube në horizont, Luiz ka mundësi të dëshmojë vlerën e tij dhe të përpiqet të shpëtojë imazhin para drejtuesve dhe tifozëve.