Hoxha: Suksesi i dedikohet familjes

- Bota Sot

Hoxha: Suksesi i dedikohet familjes

Dinamo fitoi mbrëmjen e sotme Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Egnatian falë goditjeve të penalltive. Në përfundimin e takimit, Rustem Hoxha ka dalë në prononcim për mediat.

“Kisha një goditje të lehtë nga Zejnullai dhe mendova se do jepte faull, por ndodhi ajo që ndodhi. Në dhomat e zhveshjes është më e thjeshtë, edhe çunat janë të gjithë të dëgjueshëm edhe të përkushtuar.

Kanë dëshirë dhe duan të arrijnë sukses, kjo na e ka bërë më të lehtë menaxhimin.

Kam pasur edhe Alijin aty. Për pësimin e golave është problem për të gjithë skuadrën.

Po t’i shikosh të gjithë ekipet janë aty aty me golat, besoj se është më shumë për shkakun e formulës.

Suksesi i dedikohet familjes, nuses, vajzave dhe prindërve. Gjithashtu dhe për presidentin që ka investuar, ka një meritë të madhe. Ka bërë një kompleks të madh me kushte shumë të mira”, u shpreh Hoxha.



Read it all at Bota Sot