Itodo Mandela: Ndihem shumë mirë, mund të luaj të gjitha ndeshjet

- Bota Sot

Itodo Mandela: Ndihem shumë mirë, mund të luaj të gjitha ndeshjet

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh. “Nëndetësja” ia doli që të fitonte përballë Egnatias me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 2-2.

Në përfundim të këtij dueli ka folur, autori i dy golave të dinamovitëve, Itodo Mandela.

“Unë jam shumë i lumtur sepse ne e merituam.

E donim shumë trofeun dhe kemi punuar shumë për këtë. Jam i lumtur edhe për trofeun “Lojtari i Ndeshjes”, falë Zotit e fitova dhe unë një pasi kam punuar shumë.

Dëmtimi? Nuk kam ndonjë dëmtim, vetëm këmba është pak e lodhur. Por unë jam mirë. Tani jam shumë mirë, nuk kam ndonjë shqetësim. Mund të luaj të gjitha ndeshjet, do të jap maksimumin për të shkuar më tej”, është shprehur Mandela.



Read it all at Bota Sot