Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mesditës në Prizren, ku dy qytetarë dhe një zyrtar policor janë parë të përfshirë në një incident që ka alarmuar kalimtarët dhe ka sjellë reagimin e shpejtë të Policisë në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga vendngjarja, zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit, ndërsa pas përplasjes fizike, në zonë janë parë njësi policore që kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Autoritetet po mbledhin të gjitha provat e nevojshme dhe rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.