Tre të lënduar pasi një veturë përplaset me turmën në Stuttgart

- Bota Sot

Tre të lënduar pasi një veturë përplaset me turmën në Stuttgart

Të paktën tre persona u plagosën kur një veturë hyri mes një grupi njerëzish në qendër të qytetit gjerman, Stuttgartit, njoftoi policia të premten.

Shoferi i automjetit u arrestua, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje.

Policia e Stuttgartit njoftoi në një postim në rrjete sociale se incidenti ndodhi në zonën Olgaeck dhe se oficerët ndodheshin në vendngjarje me një forcë të madhe.

Automjeti i përfshirë në incident, Mercedes G-Class luksoz, qëndronte ende në vendngjarje pranë një stacioni tramvaji. Sipas zëdhënësit të policisë, shërbimi i tramvajit në atë stacion ishte pezulluar.

Policia tha se operacioni po vazhdon dhe se aktualisht ka kufizime të forta trafiku në qendër të Shtutgartit, i cili është kryeqyteti i landit Baden-Württemberg.

Ndërkohë, Brigada e Zjarrfikësve të Shtutgartit tha se reagoi ndaj një aksidenti të rëndë rrugor me disa të plagosur në qendër të qytetit.

“Zona është rrethuar dhe të plagosurit po marrin ndihmë në vendngjarje,” thuhej në një postim në X.



Read it all at Bota Sot