Arsenali i vë kusht Realit

- Bota Sot

Arsenali i vë kusht Realit

Te Real Madrid janë të qartë se William Saliba do të ishte një zgjedhje perfekte për mbrojtjen e tyre për sezonin e ardhshëm dhe vitet në vijim.

Qendërmbrojtësi francez i Arsenalit është monitoruar nga afër për një kohë të gjatë nga drejtuesit e Realit, ku ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në skenën evropiane.

Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

“Topçinjtë” e kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm të negociojnë largimin e francezit nëse nuk marrin diçka me vlerë të madhe në këmbim.

Dhe në këtë rast, emri në tavolinë është Aurelien Tchouameni.

Pra, propozimi i londinezëve është i qartë: na jepni Saliba-n në këmbim të Tchouameni-t. Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, do të ishte i kënaqur të forconte mesfushën e tij me një lojtar si Tchouaméni. Edhe pse për mesfushorin francez ka pasur shumë kritika për paraqitjet e tij këtë sezon, te Reali e vlerësojnë shumë.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle përgjigja nga kryeqyteti spanjoll ka qenë e qartë për londinezët: mesfushori francez nuk është në shitje. Gjithsesi, me hapjen e merkatos së verës bisedimet mes dy klubeve do jenë më intensive dhe mbetet për t’u parë nësë në fund do gjejnë gjuhën e përbashkët.



Read it all at Bota Sot