“Gjermania fokus në shërbimin ushtarak”, Stephan: Po investohet në mbrojtje

- Bota Sot

“Gjermania fokus në shërbimin ushtarak”, Stephan: Po investohet në mbrojtje

Anduena Stephan, konsulle në Gjermani ishte këtë të premte e ftuar në Balkan Talks ku tha se Europa në 10 vitet e fundit i ka kushtuar më shumë rëndësi forcimit ushtarak.

Duke u ndalur në Gjermani, Stephan tha se qeveria që merr detyrën të mërkurën ka në fokusin e saj shërbimin ushtarak, ndërsa më herët shtoi se Gjermania ka miratuar një buxhet rekord prej 600 miliardë eurosh për të forcuar sistemet e mbrojtjes ushtarake nga brenda vendit.

“Europa ka vite që ka startuar disa iniciativa për të forcuar mbrojtjen e saj në kufijtë e saj të jashtëm. Të mos harrojmë këtu diskutimet që kanë pasur presidentët francez dhe kancelarja Merkel, Scholz e deri tani. Nuk ka ardhur presidenca Trump dhe ka shkaktuar këtë tërmetin dhe qeveritë kanë filluar të rimendohen e të ristartojnë me buxhete të reja. Është një realitet që ka kohë që ka filluar që është ndier në Europë edhe për shkak të agresivitetit të Rusisë duke filluar që me pushtimin e Krimesë.

Forcimi ushtarak i Europës, ka qenë në fokus thuajse në 10 vitet e fundit. Gjermania ka pasur një specifik se përse nuk ka pasur një rritje të menjëhershme të buxheteve për qëllime mbrojtjeje për shkak të së kaluarës së saj. Ndërkohë me vazhdimin e agresivitetit të Rusisë, qasjen  e SHBA-së pas presidencës Trump, Gjermania ka miratuar një buxhet rekord prej 600 miliardë eurosh për të forcuar sistemet e mbrojtjes ushtarake nga brenda vendit. E dyta, në fushatën e fundit të zgjedhjeve që kemi pasur edhe për shkak të forcimit të AFD-së, koalicioni i madh që merr detyrën të mërkurën, e ka vënë ristartimin e shërbimit ushtarak në axhendën e detyrave të qeverisë së ardhshme. Në fazën e parë kjo do jetë vetëm në formë vullnetare”,-tha Stephan.



Read it all at Bota Sot