Armando Broja gati kundër ekipit që nuk i besoi

- Bota Sot

Armando Broja gati kundër ekipit që nuk i besoi

Evertoni po përgatitet të luajë sot ndeshjet e radhës në Premier Ligë.

Klubi ku aktivizohet Armando Broja, do të presë në shtëpi skuadrën e Ipsuiçit, ndërsa sulmuesi kuqezi do të jetë gati për këtë sfidë.

Kujtojmë që Broja mungoi në javën e fundit për shkak të rregullores në Angli, sepse përballë Evertonit ishte Çelsi, skuadra që ka huazuar shqiptarin dhe kështu ai nuk mund të luante kundër tyre.

Ndërkohë, sot në orën 16:00, Mojes do të ketë Brojën gati dhe me shumë mundësi ai do ta nisë nga minuta e parë.

Ipsuiçi është ekipi, i cili ishte shumë pranë blerjes së Armandos, ndërsa 23-vjeçari kreu edhe vizitat mjekësore, por një dëmtim që sulmuesi kishte në tendinë, bëri që ata të mos bindeshin. Më pas ishte Evertoni ai që besoi te Broja, edhe pse në huazim, ata kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.



Read it all at Bota Sot