Vuçiq merr trajtim në spitalin ushtarak në Beograd

- Bota Sot

Vuçiq merr trajtim në spitalin ushtarak në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shtruar sot në Akademinë Ushtarako-Mjekësore (VMA) në Beograd.

Në Akademinë Ushtarako-Mjekësore, presidentin e pritën ministri i shëndetësisë, Zlatibor Lonçar dhe dr. Dragan Dinçiq.

Vuçiq është ndjerë papritur keq gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe, pas ekzaminimeve, ka vendosur të kthehet në Serbi.

Kjo e ka penguar atë të marrë pjesë në ngjarjet kryesore për të cilat kishte udhëtuar në SHBA.

Vuçiq është ndjerë keq në orët e pasdites, me orën lokale, ndërsa po përgatitej për takimet e ardhshme, pas një takimi me kongresisten, Claudia Tenney dhe Rod Blagojeviçin, si dhe me sipërmarrës serbë nga Amerika.

Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se shëndeti i presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, është rënduar seriozisht.

Ajo shtoi se ishte planifikuar një takim ndërmjet Vuçiqit dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Florida. 



Read it all at Bota Sot