Leeds shpallet kampion me golin në minutën e 90-të

- Bota Sot

Leeds shpallet kampion me golin në minutën e 90-të

Ka përfunduar sot sezoni i rregullt në Championship ku tashmë janë mësuar të gjitha verdiktet. Leeds falë fitores në transfertë 1-2 ndaj Plymouth, me golin vendimtar të Solomon në minutën e 90-të, shpallet kampion i këtij sezoni.

Ekipi i drejtuar nga gjermani Daniel Farke e mbyll me 100 pikë aq sa Burnley i vendit të dytë, por Leeds ka golavarazhin më të mirë, ndaj dhe shpallet kampion. Burnley fitoi sot në fushën e tij 3-1 ndaj Millwall dhe tashmë do të luajë sezonin e ri në Premier League.

Festë edhe për Bristol City, ekip ku aktivizohet shqiptari Anis Mehmeti, i cili sot u fut si zëvendësues në pjesën e dytë. Bristol City barazoi në fushën e tij 2-2 ndaj Preston, por barazimi i mjaftoi për të siguruar vendin e gjashtë që të dërgon në play-off për biletën e fundit për në Premier League.

Bristol City do të ndeshet në play-off me dy takime me Sheffield United, fituesi i këtij çifti do ndeshet në finalen e madhe me fituesin e çiftit tjetër Coventry City-Sunderland. Kujtojmë që Covrentry City drejtohet nga legjenda Frank Lampard, i cili ka bërë këtë sezon një punë fantastike si trajner i këtij ekipi.

Ndërsa 3 ekipet që shkojnë në League One janë Luton, Plymouth dhe Cardiff.



Read it all at Bota Sot