“L’Equipe” raporton se Bayern Munich është i vendosur për të transferuar me çdo kusht Florian Wirtz gjatë merkatos së verës. Në garë për 21-vjeçarin janë dhe Real Madrid me Manchester City, por bavarezët janë më të avantazhuar.
Plani i Bayern është shumë i qartë: 250 milionë euro në dispozicion për të siguruar transferimin e Wirtz brenda kësaj vere. 125 milionë euro do shkojnë në arkën e Leverkusen për t’i bindur për të lënë të lirë 21-vjeçarin, ndërsa 125 milionë eurot e tjera do shkojnë për të bindur vetë Wirtz, duke i ofruar atij një kontratë 5-vjeçare me nja pagë prej 25 milionë euro në sezon.
Për të siguruar një pjesë të shumës që do përdoret për Wirtz, Bayern do shesë disa prej lojtarëve si Coman, Kim, Boey, Gnabry, Goretzka dhe Guerreiro.
Me transferimin e Wirtz, Bayern do thyente rekordin e mbajtur nga Harry Kane, i cili u transferua në Mynich për 95 milionë euro.