KB Bashkimi njoftoi se ekrani gjigand për transmetimin direkt të ndeshjes finale të së dielës (ora 19:00) është zhvendosur nga palestra “Sezai Surroi” në sheshin Shatërvan, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Ejani ta përjetojmë emocionin e finales së bashku në zemër të qytetit dhe të përkrahim me zemër Portokall e Zi! Bashkë për Prizrenin!” , thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.