Al Ahli me lojtarin shqiptar fiton Champions League në Azi!

- Bota Sot

Al Ahli me lojtarin shqiptar fiton Champions League në Azi!

Në finalen e madhe të Champions League të luajtur në Jeddah, të Arabisë Saudite, Al Ahli ka mundur 2-0 Kawasaki Frontale. Serinë e golave e hapi Galeno në minutën e 35-të me një supergol.

Pjesë e skuadrës arabe është edhe shqiptari Ezgjan Alioski.

Pas një topi të marrë nga Firmino, brazilani tjetër Galeno dërgoi topin në portë me një goditje të bukur me hakr duke kapur në befasi kundërshtarin.

Në minutën e 42-të, Franck Kessie dyfishon shifrat duke shënuar me kokë, pas krosimit të Roberto Firmino-s.

Pjesa e parë mbyllet 2-0, por rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.

Në fund festë e madhe për Kessie, Galeno, Firmino, Demiral, Ivan Toney dhe mes tyre dhe shqiptari Ezgjan Alioski. Një sukses mëse i merituar për ekipin saudit të drejtuar nga gjermani Matthias Jaissle.



Read it all at Bota Sot