Shembet rruga në mes të Stambollit

- Bota Sot

Shembet rruga në mes të Stambollit

Në vendbanimin Maslak, në komunën Sariyer të Stambollit, një pjesë e rrugës u shemb sot dhe u mbyll për trafikun.

Shembja ndodhi pranë kantierit të ndërtimit që ndodhet përgjatë rrugës Eski Buyukdere. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e Shpërndarjes së Gazit të Stambollit.

Ekuipazhet ngritën një zonë sigurie rreth pjesës së shembur të rrugës, e cila preku dy korsi trafiku, duke rrethuar korsinë dhe gjithashtu u vendosën shenja paralajmëruese.

Për shkak të një shpërthimi të lehtë që ka ndodhur në zonën e shembur, ekipet kanë ndërprerë furnizimin me gaz natyror si masë paraprake.

Puna e riparimit është ende në vazhdim, ndërsa rruga mbetet e mbyllur për qarkullim deri në stabilizimin e situatës.



Read it all at Bota Sot