Kamer Qaka do tre pikë në Strugë

- Bota Sot

Kamer Qaka do tre pikë në Strugë

Struga  Trim Lum - Shkëndija është derbi i xhiros së 30-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Para kësaj ndeshje në takimin me gazetarë foli mesfushori i Shkëndijes Kamer Qaka.

Përballja Struga-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin pranë “plazhit të qytetit” Strugës me fillim në orën 16:00. 

…4 finale deri në fund…

Kamer Qaka: Na presin 4 loja të rënda. Normalisht ka edhe lodhje në skuadër shkaku i orarit të ngjeshur që kemi pasur. Por ne jemi të motivuar, kemi edhe 4 ndeshje, 4 finale dhe kemi një qëllim për me dalë kampion.”

…Struga…

Kamer Qaka: “Motivimi duhet të jetë 100% sepse na duhet t’i marrim 3 pikët. S’kemi fituar me Strugën në 5-6 ndeshjet e fundit, por besoj është koha të dalim me fitore për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për ne.” 

…presioni…

Kamer Qaka: “Është e natyrshme të kemi presion, pasi qëllimi është i madh. Kemi 4 pikë epërsi dhe për momentin jemi mirë.

Sot na pret ndeshje e vështirë, por këto ndeshjet e fundit s’kemi zgjidhje tjetër veçse të luajmë për fitore. .”

…motivi…

Kamer Qaka: “Ne duhet të kemi motiv ma të madh se ata, sepse ne jemi në garë për titullin kampion. Struga është finaliste e Kupës, ka ambiciet e veta në çdo ndeshje, por mendoj se ne duhet të jemi më të motivuar. .”

…ndeshjen e vendos?…

Kamer Qaka: “Besartin (Ibraimi) e kemi në formë. Ok, ne luajmë 11 me 11, por unë besoj se motivimi do ta bëjë diferencën. Të japim 100%, të luajmë fortë kundër tyre në çdo duel, çdo minutë. Dhe InshaAllah “haxhia” (Ibraimi) është në formë.

Fiton Shkëndija?…

Kamer Qaka: “Po!”



Read it all at Bota Sot