Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

"Mbeten deri në fund edhe 4 finale, kur kemi vetëm një qëllim, të kthejmë titullin kampion në Tetovë! Të dielën ndeshemi në trasnfertë me Strugën, shkruan në faqen e KF Shkëndijes. 

Shkëndija të dielën në Strugë nis serinë e fundit me 4 ndeshje kampionale që do të vendosin përfundimisht fatin e titullit.

Me 4 pikë epërsi ndaj ndjekësit të vetëm, Sileksit, kuqezinjtë synojnë ta mbyllin sa më shpejt garën dhe ta rikthejnë titullin kampion në Tetovë për herë të parë pas vitit 2021. Ndeshja ndaj Strugës vlerësohet si një përballje vendimtare në rrugëtimin drejt qëllimit final.

"Trajneri Jeton Beqiri në këtë sfidë nuk mund të llogarisë në dy mbrojtësit titullarë, Mevlan Adili dhe Aleksandër Trumçi, të cilët janë të pezulluar për shkak të grumbullimit të pesë kartonëve të verdhë.

Kundërshtari 

Struga, që në dy sezonet e fundit ishte kampione e vendit, këtë herë është matematikisht jashtë garës për titull dhe gjendet larg edhe pozitave që dërgojnë në Evropë. Përballja e së dielës përflitet si duel mes kampionit në ikje dhe kampionit të ardhshëm. Megjithatë, pas dënimit të Gostivarit me zbritje prej 9 pikësh,

Struga sheh mundësi minimale për të synuar Evropën edhe nga kampionati. Fokusin kryesor ata duket se e kanë te finalja e Kupës ndaj Vardarit, pasi në gjysmëfinale eliminuan pikërisht Shkëndijën (1:2 në Tetovë dhe 1:1 në Strugë).

Transmetimi

Ndeshja Struga-Shkëndija transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel, të dielën me fillim nga ora 16:00", njofton KF Shkëndija.



Read it all at Bota Sot