Kërcënon me padi ish-trajnerin e shqiponjës – skandali merr përmasa të reja

- Bota Sot

Kërcënon me padi ish-trajnerin e shqiponjës – skandali merr përmasa të reja

Klubi i Lazios ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke paralajmëruar veprime ligjore ndaj ish-trajnerit të shqiponjës, Juan Bernabé, pas një përplasjeje të ashpër që ka marrë një kthesë të papritur dhe shumë serioze.

Gjithçka nisi në janar të vitit 2025, kur Bernabé – i cili për vite të tëra ishte përgjegjës për shqiponjën maskot të klubit, Olympia – publikoi në rrjete sociale fotografi eksplicite pas një operacioni për implant penal. Ngjarja u konsiderua një turpërim për imazhin e klubit dhe Bernabé u shkarkua menjëherë.

Mirëpo, ish-falconieri refuzoi të largohej nga banesa që kishte brenda qendrës stërvitore në Formello, duke u barrikaduar dhe duke pretenduar se mjekët i kishin ndaluar zhvendosjen për shkak të periudhës së rikuperimit. Kjo çështje ligjore ende nuk është mbyllur.

Të enjten në mbrëmje, Bernabé publikoi një video tronditëse në rrjetet sociale, duke deklaruar se shkarkimi i tij nuk kishte të bënte me fotografitë, por me faktin se ai kishte dijeni për aktivitete të dyshimta që përfshinin të mitur, brenda qendrës stërvitore në Formello dhe në kampin veror të Lazios në Auronzo di Cadore.

Ai gjithashtu publikoi një pjesë të një videoje ku, sipas tij, fliste me drejtorin Angelo Maria Fabbiani në lidhje me këto akuza – një bisedë që thuhet se ishte incizuar pa dijeninë e këtij të fundit.

Kjo nxiti një reagim të fortë nga klubi i Lazios, i cili publikoi një deklaratë zyrtare:

“Klubi do të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore për të mbrojtur me forcë emrin tonë të mirë. Akuzat nga një ish-bashkëpunëtor që ka pushtuar ilegalisht një ndërtesë të klubit në Formello, janë krejtësisht të pabaza dhe fyese për nderin e S.S. Lazio.”

Deklarata aludon gjithashtu për një përpjekje të mundshme për destabilizim të klubit në një moment vendimtar të sezonit:

“Këto publikime, duke përfshirë një video tjetër me një telefonatë me presidentin Claudio Lotito, ngrenë dyshime serioze se mund të jenë pjesë e një strategjie për të destabilizuar Biancocelestët.”

Ky skandal, i përzier me elementë personalë, ligjorë dhe potencialisht kriminalë, pritet të vazhdojë të tronditë opinionin sportiv italian në ditët në vijim. /



Read it all at Bota Sot