Aksident në autostradën në Kroaci, dy të vdekur e disa të lënduar rëndë nga pëplasja e autobusit me veturën

- Bota Sot

Aksident në autostradën në Kroaci, dy të vdekur e disa të lënduar rëndë nga pëplasja e autobusit me veturën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet, të dy me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas autoriteteve kroate, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 31 të tjerë janë plagosur. Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë ka deklaruar se një e treta e të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, raporton Indexhr.

Të plagosurit janë transportuar për trajtim në spitalet e Zagrebit, Siskut dhe Pakracit.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa trafiku në të dy drejtimet e autostradës është bllokuar për disa orë, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh.

Sipas informacioneve paraprake nga shefi i zjarrfikësve të rajonit Sisačko-Moslavačka, aksidenti u shkaktua kur një automjet Volkswagen goditi një kaproll që kishte dalë në rrugë.

Shoferi i automjetit ndaloi për të paralajmëruar automjetet e tjera, por një autobus që po afrohej nuk arriti të ndalonte në kohë dhe u përplas me makinën, duke thyer barrierën mbrojtëse dhe duke kaluar në korsinë e kundërt.

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë në zhvillim e sipër.



Read it all at Bota Sot